Egjipt, 8 të vrarë dhe 300 të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit ka bërë të ditur se tetë persona janë vrarë dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve, në qendër të Kajros.
Përplasjet filluan mëngjesin e djeshëm, pas shpërndarjes së lajmit se forcat e sigurisë kishin ndaluar dhe dhunuar një protestues.Niveli i dhunës në Egjipt ka një tendencë në rritje, pasi më shumë se 40 njerëz u vranë gjatë përleshjeve të muajit të kaluar në Kajro.
Protestuesit po kërkojnë që këshilli ushtarak, i cili është duke udhëhequr vendin që nga largimi i Hosni Mubarakut, t`i transferojë pushtetin autoriteteve civile.
Dhuna e fundit në Egjipt vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të para, të lira, parlamentare, që nga largimi i Mubarakut.