E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania: Nuk ka bisedime për statusin e Kosovës

Ai tha se ky është qëndrim i Britanisë së Madhe dhe i shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe shtoi se pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është hapur një fazë e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe me BE-në.

Ambasadori Parham tha se qeveria e vendit të tij angazhohet për një dialog mes Prishtinës e Beogradit që do të ndihmojë në përmirësimin praktik të gjendjes përmes bashkëpunimit mes dy shteteve për çështje praktike. Ambasadori britanik thotë se ishte i zhgënjyer me rezolutën serbe të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, meqë "nuk u bënë konsultime paraparake me BE në".

"Ne ishim të zhgënjyer dhe këtë e thashë edhe në deklaratën time në KS të OKB së se Serbia e ka paraqitur këtë projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme pa u konsultuar, në veçanti me BE në, për të provuar që të pajtohet për një rrugë të përbashkët për të ecur përpara", theksoi Perham.

Por ai shfaqi shpresën për arritjen e një pajtimi për një rezolute të përbashkët që "do të respektojë mendimin e GJND së për Kosovën". Sa i përket kërkesës së Ministri të Jashtëm i Kosovës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së që rezoluta 1244 të zëvendësohet me një tjetër, ambasadori Parham tha që "kjo ka pak gjasa që të ndodhë së shpejti". Sipas tij, do të nevojitet një vendim i Këshillit të Sigurimit për ta bërë këtë "që tani për tani nuk ekziston", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›