Britania dhe SHBA-ja, gati për sulmin më të madh në Afganistan
Forcat ushtarake të SHBA-së dhe të Britanisë po përgatiten ndoshta për sulmin më të madh që nga viti 2001 kur këto trupa janë dislokuar në Afganistan. Ky operacion pritet që të kryhet në një nga krahinat më problematike të vendit islamik, në provincën Helmand. Madje sipas raportimeve mediatike me qindra familje të zonës kanë nxituar që të braktisin zonat e tyre të banimit për të mos rrezikuar jetët e tyre.
"Unë mendoj se lajmet që japin mediat janë të ekzagjeruara. Nuk është kaq i madh numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre."- u shpreh James Cowan, shefi britanik ushtarak i provincës së Helmandit.
Ka shumë muaj që komandot e aleatëve janë duke u përpjekuar që të dobësojnë forcën goditëse të rebelëve talebanë, por ushtarët britanikë dhe amerikanë kanë hasur shumë vështirësi për të bllokuar forcat talebane.
"Koha se kur do të kryhet egzaktësisht operacioni goditës është tepër sekret. Ne shpresojmë që të asgjesojmë shumë prej forcave talebane, në mënyrë që banorët e kësaj krahine të mos jetojnë më nën friken e terrorit që talebanët shkaktojnë."- u shpreh kreu ushtarak i zonës, James Coëan. Gjithashtu Cowan u shpreh se në rastet e kaluar shumë prej operacioneve ushtarake kanë dështuar për shkak të numrit të pakët të ushtarëve në dizpozicion. Por sipas James Cowan ky fakt nuk do të ishte një problem në operacionin e ardhshëm.
Numri aktual i forcave aleate të NATO-s që ndodhen me mision në Afganistan është 114 mijë ushtarë. Por pritet që kontigjenti të shkojë deri në 150 mijë ushtarë pas rritjes së numrit të ushtarëve nga ana e administratës Obama dhe ndihmës së shumë vendeve anëtare të NATO-s.