Beckham: Do të doja të mos largohesha kurrë nga United
Ylli i Los Angeles Galaxy, tashmë i huazuar te Milani, David Beckham, thotë se ai është penduar që është larguar nga Manchester United.
Beckham do të rikthehet në Old Trafford kësaj here në cilësinë e kundërshtarit për takimin e Ligës së Kampionëve që nxori Milanin përballë Manchester United.
"Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e Manchester United. Edhe pse tashmë nuk jam atje, jam ende një fans i madh. Të përballesha me faktin se nuk jam lojtar i United vërtet ka qenë gjëja më e vështirë me të cilën jam përballë", ka thënë Beckham.