Irani: Të martën fillojmë pasurimin e uraniumit
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror Press TV.I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Ali-Asghar Soltanieh, tha se vendi i tij dorëzoi një letër në agjenci duke deklaruar qëllimin e tij, njoftoi Press TV.Uraniumi i pasuruar në 20 për qind është konsideruar si i "pasuruar shumë", thotë në ueb-faqen e tij Këshilli i Kërkimit Kombëtarë i SHBA-ve. Ky nivel është pragu për uranium të aftë në vënien e një reaksioni bërthamor.