Britania do i ekstradojë Tiranës të kërkuarit
Ministri i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker i garantoi bashkepunim te plote Drejtorit të Policisë së Shtetit shqiptar. Ministri britanik dha një mesazh të qartë për policinë në këto pragzgjedhje
TIRANE- Britania do të bëjë të pamundurën për ekstradimin e personave të kërkuar nga policia shqiptare. Garancia u dha nga Ministri i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker pas takimit që pati sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Ai dha dhe një mesazh të qartë për policinë e shtetit në këto pragzgjedhje.
Coaker tha gjatë takimit në Tiranë, se "jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në Britani janë kriminelë. Por, nga ana jonë ne jemi të gatshëm për arrestimin e personave të kërkuar nga ana juaj dhe mirëpresim çdo lloj informacioni që mund të keni për shtetasit e kërkuar. Unë ju premtoj se do të bëj të pamundurën për t'i ekstraduar të kërkuarit për në vendin tuaj" .
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, falënderoi z.Coaker për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy policive. Sipas Prençit, Policia e Shtetit është e vendosur për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Policinë Angleze, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të qenieve njerëzore, arrestimin e personave të kërkuar, në fushën e trajnimeve të oficerëve të policisë shqiptare etj.
"Ndihmën që ka dhënë dhe jep Mbretëria e Bashkuar e ndiejmë çdo ditë me praninë e ekspertëve të saj pranë Policisë së Shtetit si dhe me projektet që po implementohen falë ndihmës së dhënë nga ju.", tha Prençi.
Përsa i përket bashkëpunimit për arrestimin dhe më pas ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por që jetojnë në Britani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh se "fatkeqësisht në Britaninë e Madhe jetojnë disa shtetas shqiptarë të kërkuar nga ana jonë për disa vepra penale". "Me policinë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, por në disa raste nga ana e gjykatave është refuzuar ekstradimi i tyre drejt vendit tonë. Ne jemi të hapur për shkëmbim informacioni me qëllim ekstradimin e Ndërkohë, Ministri i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker dha një mesazh në adresë të policisë, sidomos në këto pragzgjedhje. "Shumë e rëndësishme në punën e policisë është ndarja e saj nga politika. Gjithmonë policia duhet të jetë e pavarur dhe të bëjë punën e saj", deklaroi z. Vernon Coaker.
(d.b/BalkanWeb)