E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shteti i Kosovës mrekullia e shekullit të XXI

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Edi Rama përshëndeti sot një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas Ramës, ëndrra që dukej e pamundur, u bë realitet vetëm një vit më parë. "Sot Kosova eshte duke ndertuar rrugen drejt BE-se", tha Rama 

TIRANE-Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Edi Rama përshëndeti sot një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryesocialisti Rama tha se “shteti i Kosovës është një mrekulli ie shekullit të 21”. Sipas Ramës ëndrra që dukej e pamundur u bë realitet vetëm një vit më parë. Kryesocialisti vlerësoi maksimalisht figurat e liderëve kosovarë në drejtimin e shtetit të ri.
Sot një vit më pas, sipas Ramës, Kosova është duke ndërtuar rrugën drejt BE-së. “Për këtë arsye, Kosova po punon për institucionedemokratike dhe po drejtohet me sukses nga Kryeministri Thaci e me urtësi nga Presidenti Sejdiu.

Në emër të PS-së, Rama falënderoi SHBA, BE e partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Kosovësqë ndihmuan shtetin e ri. Rama shprehu besimin se Shqipëria do jetë e bashkuar me Kosovën sa u përket aspiratave të njëjta sic është integrimi dhe interesa të tjera të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›