Panik ne Londer rrezohet helikopteri ne qender
Policia britanike ka bërë të ditur se janë dy viktimat nga rrëzimi i helikopterit si pasojë e përplasjes me një vinç në një gratacelë në qendër të Londrës. Dy viktima janë konfirmuar në vendngjarje, por nuk ka detaje të tjera për rastin, shkruhet në deklaratën për shtyp të policisë. Ndërkohë që janë konfirmuar dhe 11 të plagosur të cilët janë shoqëruar në spital. Nga qendra për luftën kundër terrorizmit është konfirmuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin.
Televizionet kanë transmetuar se në bord të helikopterit ndodhej vetëm piloti, në momentin e përplasjes pranë stacionit të trenit Vauxhall në jug të Londrës. Në incident janë përfshirë dhe dy automjete.
Dëshmitarë të tjerë që kanë parë skenën ishin shprehur se nuk kishte asnjë mundësi që piloti të kishte shpëtuar nga ajo përplasje.