Britania dush te ftohte Qeverise dhe Kuvendit

Ambasadorja e Britanise se Madhe Fiona Mcllwham kritikoi ashper klasen politiken per mosarritjen e nje konsensusi
Kuvendi nuk mund te jete zgjatim i Qeverise. Kryeministri tiu pergjigjet deputeteve
TIRAN - Nje vend i vertete demokratik nuk mund te varet nga deshirat momentale te partive pavaresisht nga ngjyrimi politik ose vullneti i mire apo i keq. Ky eshte mesazhi i dhene dje per klasen politike nga ambasadorja britanike ne Tirane Fiona Mcllwham.
Zyrtarja britanike theksoi se vendi ka nevoje per institucione te forta te pavarura dhe profesionale qe mund te kontrollojne politiken e partive qeverine individet dhe qe mund te mbeshtesin dhe mbrojne interesat e qytetareve shqiptare.
Ne fjalimin e mbajtur ne konferencen e djeshme me teme Pergatitja per aderim ne BE organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare diplomatja angleze vleresoi se duhet te kete vazhdimesi ekspertize dhe procedura te ndershme si dhe respekt profesional dhe kontrolle te duhura brenda sistemit demokratik.
Duke iu referuar progres-raportit te BE-se Mcllwham shprehu shqetesimin per Parlamentin qe sipas saj po perdoret aktualisht si nje forum per retorike dhe teater pa substance.
Komisionet parlamentare nuk analizojne politikat. Ata nuk marrin ne pyetje Ministrat dhe nuk konsultohen me eksperte te pavarur per tu informuar me mire mbi politikat apo zhvillimet e legjislacionit - deklaroi ambasadorja e Britanise se Madhe ne Shqiperi.
Nje tjeter shqetesim i ngritur prej saj eshte dhe mungesa e seancave te planifikuara rregullisht per kryeministrin qe tiu pergjigjet pyetjeve te deputeteve. Ajo solli ne vemendje praktiken e vendit te saj duke thene se ne Mbreterine e Bashkuar si ne shume vende te BE-se kryeministri shfaqet para parlamenteve te tyre cdo jave per tiu pergjigjur pyetjeve per cdo ceshtje qe deputetet duan te ngrene. Parlamenti nuk eshte dhe nuk mund te jete nje tjeter departament i qeverise.
Edhe deputetet e qeverise duhet te bejne pyetje dhe sugjerime mbi legjislacionin dhe politikat. Gjithashtu anetaret e opozites pritet te marrin pjese plotesisht dhe ne menyre konstruktive.
Opozita mund te mbeshtese dhe duhet te punoje ne menyre konstruktive per te permiresuar propozimet e Qeverise. Kjo nuk eshte dobesi por nje politike e mire me shpirt publik - u shpreh Fiona Mcllwham.
Njekohesisht zyrtarja e larte britanike shprehu zhgenjimin qe pas raportit partite politike kane vazhduar duke fajesuar njera-tjetren.
Kjo sipas saj nuk do te ndihmoje ne zgjidhjen e ngercit aktual politik permiresimin e jetes se shqiptareve te zakonshem apo per te ngritur reputacionin nderkombetar te Shqiperise ne vecanti ne Bashkimin Europian.
Me tej ajo theksoi se e pare nga Londra dhe nga Brukseli tani do te ishte nje kohe e mire per tu terhequr prapa per te festuar arritjet e Shqiperise por edhe per te njohur problemet dhe per te punuar ne menyre konstruktive ne zgjidhjen e tyre dhe sa me shpejt.
Propozimi i fundit nga opozita per hetimin e zgjedhjeve eshte nje shenje premtuese dhe nje menyre e mundshme per zgjidhjen e ngercit. Por eshte ne dore te Shqiperise dhe politikaneve te Shqiperise per te percaktuar hapat e ardhshem. Dhe deri sa te arrihet marreveshje ne nuk bejme perpara - shprehu vleresimin per oferten e fundit te opozites ambasadorja e Britanise se Madhe ne Shqiperi Fiona Mcllwham.
Gjyqesori
Parlamenti dhe Qeveria duhet te mbeshtesin gjyqesorin ne sigurimin e mjaftueshem te njerezve te duhur per te bere nje pune te mire shperndarjen e burimeve te mjaftueshme per financimin e personelit perkrahes dhe pajisjeve respektimin e institucionit dhe vendimeve te gjykates jo duke aplikuar presion politik apo personal per ti ndryshuar ato - komentoi ceshtjen e gjyqesorit ambasadorja britanike.
Shqetesimi
shte e qarte se perparimi i metejshem per reformat me kryesore nuk mund te arrihet pa nje kulture me konstruktive politike dhe dialogu. Komisioni arriti ne perfundimin se situata politike aktuale rrezikon nje polarizim te thelle dhe te gjate te klases politike me pasoja serioze ... per gjetjen e konsensusit... - shprehu shqetesimin per mungesen e nje zgjidhje politike Fiona Mcllwham.
Refuzimi
KE gjykoi qe me gjithe progresin e rendesishem Shqiperia nuk eshte gati as per statusin e kandidatit as per hapjen e negociatave. Ky vendim ska lidhje me pretendimet e politikaneve shqiptare qe njera pale apo tjetra ka bllokuar progresin. Por per shkak te mungeses se dialogut politik dhe sepse institucionet demokratike jane te dobeta dhe partite politike nuk kane bere mjaft per ti mbeshtetur dhe forcuar - sqaroi Mcllwham.