E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Rifillojne protestat me 26 nentor ne Elbasan

Pas mungeses se nje pergjigjeje te mazhorances Opozita e Bashkuar vendos se vetem protestat mund te sjellin zgjidhjen e situates


Diten e premte opozita do te nise turin e protestave duke filluar nga qyteti i Elbasanit. Vala e protestave do te shperndahet ne te gjitha qytetet


TIRAN - Opozita shqiptare do te rinise protestat duke percaktuar si date te sakte 26 nentorin dhe si vend qytetin e Elbasanit.


Pas heshtjes se kryeministrit Berisha per dhenien e nje pergjigjeje mbi oferten e fundit te opozites kjo e fundit ka ndermarre nje tjeter hap ne lidhje me aksionin e saj politik duke deklaruar rinisjen e protestave.


Ne nje komunikim per mediat perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela njeheresh kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi deklaroi se ne keto momente eshte bere nje propozim i ri ne lidhje me hetimin vetem te materialeve zgjedhore dhe ka nje heshtje per te mos thene refuzim ne menyre te rende per opinionin publik.


Ne daten 26 nentor ne Elbasan fillon turi i ri i protestave te cilat do te jene me teper masive dhe te shpetojne gjendjen. Mospranimi i kompromisit te ri provon ne menyre te plote manipulimin e zgjedhjeve dhe paligjshmerine e kesaj qeverie - beri te ditur nisjen e protestave Spartak Ngjela.


Sipas tij te gjithe qeverite e paligjshme te gjithe kryeministrat e paligjshem qe kane manipuluar zgjedhjet kane vepruar keshtu nuk kane pranuar hetimin e manipulimit. Por kjo tha ai eshte fyerje e rende per shoqerine.


Ashtu sic ishte e bere e ditur edhe nga takimi i fundit te Opozites se Bashkuar protestat ne rast te mos hetimit te zgjedhjeve do te ishin ceshtje kohe.


Ne kete menyre opozita shqiptare ndermerr nje tjeter hap drejt aksionit te saj por nderkohe edhe i vendos ultimatum mazhorances per plotesimin e kerkesave. I bej thirrje popullit opozitar ne keto momente si nje trup te gjithe bashke te shpetojme gjendjen tiranike ne Shqiperi te rikthejme demokracine dhe voten e lire me cdo cmim.


Gjendja eshte e rende ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore sepse qeveria eshte paligjshme. Ne rast se deri ne daten 26 e pas ende nuk do te pranohet hetimi parlamentar per kutite e materialeve te votimit gjithcka do te zgjidhet nepermjet protestave - beri te ditur ultimatumin perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar.


Lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi ftoi opinionin publik qe te jene te gjithe bashke te gjithe ata qe mendojne se ju jane shkelur te drejtat gjithcka qe u eshte grabitur u eshte marre varferia punesimi gjithcka do te zgjidhet ne kete diapazon. Zyrtari i opozites theksoi se shoqeria shqiptare nuk duhet te lejoje qe nje qeveri e paligjshme te tallet me shoqerine e vet.


Ne te njejten kohe me lejoni tju them ose tju be te ditur mendimin tone se ne kete gjendje te mberritur vetem protesta eshte solucioni zgjidhes per shpetimin e shoqerise nga nje gjendje e cila mendohet te rendohet me teper - deklaroi Ngjela.


Ai falenderoi dhe shprehu konsideraten per Partine Socialiste e cila nderkohe sipas tij po tregon vlerat e rivendosjes se gjendjes demokratike ne Shqiperi dhe shpetimin e nje demokracie e cila ende eshte e cale.


I pyetur nga mediat se pse nuk paraqitet nje kerkese e opozites me shkrim sic e kerkoi kryeministri pak dite me pare perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar theksoi se kjo kerkese eshte paraqitur dhe mazhoranca nuk pranon. Une kam dale ne konference per te thene qe ai nuk e pranon kompromisin.


Te gjithe te tjeret jane fjale. Ai nuk pranon kompromisin ne do ti pergjigjemi me forcen e protestave masive te cilat jane ne shpetim te demokracise shqiptare - paralajmeroi Ngjela ne emer te opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›