Shpikja e pasaportave te shtrenjta
Pas ekzekutimit te diktatorit rumun diktatori Alia arriti te kuptoje se ndryshimet ne lindje mund te beheshin edhe me gjakderdhje edhe duke e pushkatuar diktatorin si qen rrugac.
Per te shmangur variantin rumun Alia inicioi nje sere masash kryesisht te karakterit demagogjik per ti bere makijazh diktatures ose ne rastin me te mire masa te tipit teper pak - teper vone. E vetmja mase e ndermarre seriozisht ishte pajisja e shqiptareve me pasaporta per te dale jashte shtetit.
Kjo nuk u be nga dashuria e Alise per shqiptaret apo nga respekti per lirine e levizjes por si veprim efikas per te ulur presionin e avullit te urrejtjes popullore ne tenxheren me presion te quajtur Shqiperia socialiste. Alia dhelperisht arsyetonte se shumica e armiqve me te betuar me te rrezikshem e me te gatshem per tiu kundervene haptas regjimit do tia mbathnin ne Perendim.
Fatkeqesisht shumica e kryetareve te degeve te puneve te brendshme dhe sigurimsave vartes te tyre nuk e kuptuan dinakerine dhe sensin praktik te Ramiz Alise. Ata bene cmos ta sabotonin dhenien e pasaportave madje edhe duke rrahur barbarisht persona me biografi te keqe qe kishin guximin te kerkonin te pajiseshin me pasaporte ne deget e puneve te brendshme.
Rezultati ishte pjesemarrja e ketyre elementeve ne menyre masive ne demonstratat antikomuniste duke shfryre urrejtjen e tyre kundra regjimit deri me vrasjen e komunisteve si ne rastin e pergjegjesit te Fabrikes se Bukes Kavaje.
Ne keto kushte Alia u detyrua te provokonte eksodin e viti 1991 duke shkaktuar largimin nga Shqiperia te nje pjese te antikomunisteve me te zjarrte. Keshtu Alia jo vetem qe pakesoi rrezikun ndaj jetes se tij por edhe i krijoi me shume mundesi spiuneve te Sigurimit SDB-se KOS-it apo EYP-it te infiltronin ne udheheqjen e PD-se qe ne hapat e para te saj.
Sot Berisha perafersisht moshatar me Ramiz Aline e vitit 1990 ka probleme te ngjashme me te dhe po adopton zgjidhje te peraferta me ato te Alise te njezet vjeteve me pare. Berishes i duhet te perballet me urrejtje ne rritje te segmenteve te gjera te popullsise. Gjithnje e me shpesh po vihen re shperthime te kesaj urrejtje me gure shishe molotov e ne ndonje rast edhe me arme jo vetem kunder organeve te mjera ligj zbatuese por edhe me akuza direkt per rrethin e ngushte te kryeministrit Berisha.
Keto shperthime urrejtje te para me simpati nga ambasada te rendesishme ne Tirane shnderrohen ne problematike per Doktor Dyvaljene dhe per Bejbi Dokun e tij.
Pajisja e sa me shume njerezve me pasaporte do te thote krasitje e radheve te pjesemarresve ne mitingjet e protestes te opozites. Do te thote pakesim neto i urrejtjes popullore.
Sot Kryeministrit i intereson qe sa me shume shqiptare te thyejne qafen jashte shtetit sepse familja kryeministrore i ka marre leket e veta nga koncesioni Aleat-Safran-Sagem per pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit keshtu qe vonesa per pajisje me pasaporta i rezulton kunderproduktive.
Sipas konkurrenteve amerikane te firmes Sagem behet fjale per se paku 60 milione dollare te ndara midis paleve ne kete koncesion. Te mendosh qe qeverite e korruptuara socialiste derguan ne burg zv.ministrin Himci dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per dava 4 milione dollare vjedhje me pasaportat e vjetra
Cilet jane homologet e sotem te zv.ministrit Himci dhe te Drejtorit te Pergjithshem qe duhet te pergjigjen per minimum 60 milione dollare humbje te shkaktuar arkes se shtetit nga ky koncesion qe tashme po u nxin jeten shqiptareve neper radha e me ringjallje te tregut te zi
Fatkeqesisht tahmaja e koncesionareve shqiptaro-franceze po rrezikon te deshtoje synimin kryeministror te spastrimit etnik te opozitareve nepermjet largimit te perkohshem te tyre ne vendet e zones Shengen.
Per te detyruar njerezit te aplikojne me procedure te pershpejtuar me nje kosto prej 9000 lekesh te rinj shtese per pasaporte koncesionari ne bashkepunim me Drejtorine e Postes Shqiptare te perfaqesuar nga Drejtori z. Arqile Goreja si edhe me Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile te dy ish-kandidate per kryetar bashkie ne Durres te Partise Demokratike shkaktojne veshtiresi dhe pengesa artificiale deri ne krize per pajisjen e qytetareve me kupone aplikimi dhe per kryerjen e procedurave te aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike.
Posta e z. Gorea fajeson koncesionarin qe nuk e furnizon me kupone aplikimi ndersa kuponet gjenden me shumice nen banak dhe ne tregun e zi. Si pasoje krijohen radhet e hallexhinjve e ne te njejten kohe krijohen mundesi pa fund per abuzime nga vartesit e z. Gorea dhe matrapazet e tregut te zi.
Drejtoria e Gjendjes Civile nga ana e saj nuk mbikeqyr veprimtarine e koncesionarit i cili sipas pretendimeve te postes nuk i furnizon rregullisht me kupone. Ne kete menyre faji behet qyrk qe nuk e vesh askush.
Pyetja qe behet ne raste te tilla eshte koncesionari fitimin ekstra prej 9000 lekesh te reja per pasaportat me procedure te pershpejtuar me ke e ndan Pse punonjesit e koncesionarit sillen ne mjaft raste harbuterisht me njerezit dhe shkaktojne deri edhe incidente si ai i dy javeve me pare ne rajonin nr. 2 ne Durres ku nje i aferm i nje nepuneseje te koncesionarit rrahu nje punonjes policie qe po aplikonte per pasaporte
Europa u heq vizat shqiptareve. Kryeministri e ka nevoje jetike shporrjen jashte kufijve te sa me shume shqiptareve opozitare. Koncesionari i ka te sigurta me se paku 60 milione dollare fitim qyl atehere si ka mundesi qe aparatciket kane kuraje per te shkaktuar te tilla pengesa me reminishenca te kohes se diktatures komuniste Kush po rivendos ne shek. XXI autorizimet komuniste per televizore e frigorifere
Kush po i detyron shqiptaret tua dine per nder qe me parate e tyre po blejne me cmim te kripur nje pasaporte e cila per shkak te zemergjeresise europiane i con pa vize ne Europe A mos duhet qe SHIK-u i sotem njelloj si Sigurimi i djeshem te leshoje shkresa te tipit Inxhinier filani per nevojat tona te pajiset me autorizim per blerje televizori me ngjyra Pse koncesionari Sagem-Aleat-Safran privilegjohet nga nepunesit e shtetit shqiptar
Cilet jane personat qe i japin krahe arrogances se nepunesve te kesaj firme qe te tallen me hallexhinjte me shfajesimin banal ikni tani se edhe sot prape u prish kompjuteri Per Kryeministrin Berisha pergjigjet jane shume te thjeshta.
Faji eshte i aparatcikeve miope e mendjengushte qe per perfitime relativisht te vogla te castit i sabotojne po ketij kryeministri planin per krasitjen e popullit opozitar. Per Kryeministrin te tjera pyetje do te ishin te veshtira. Fjala vjen pse ne prodhimin e pasaportave privilegjohet firma parastatale franceze Sagem ne dem te firmave prestigjioze amerikane
Pse per blerjen e helikoptereve per ushtrine shqiptare u zgjodh Eurocopter-i me helikopteret franceze Puma dhe jo Sikorsky amerikan apo Augusta Bell-i italo-amerikan e deri te privilegjimi i anijeve civile me ngarkesa te ardhura nga portet franceze ne portin ushtarak te Pasha Limanit