Britania e Madhe: Transparencë të ashpër ndaj bonuseve bankare

Britania e Madhe ka lëshuar sot një konsultë publike lidhur me transparencën më të ashpër ndaj bonuseve bankare, që përfshinë kërkesat ndaj tetë udhëheqësve më të paguar të huadhënësve të mëdhenj, që t`i bëjnë publike të ardhurat e tyre.
Ministri britanik i shërbimeve financiare, Mark Hoban tha se ky propozim mendohet të jetë ndihmesë në trajtimin e bonuseve bankare të papranueshme, gjë që do të përmirësonte transparencën e pagesave nëpër bankat e mëdha.
“Përmirësimi i transparencës për udhëheqësit e lartë do t`u ndihmonte aksionarëve me më shumë mjete për të mbajtur nën kontroll menaxhmentin”, ka thënë gjatë një prononcimi publik ministri Hoban.
Sipas qeverisë, nga një vendim i tillë do të ndikoheshin 15 banka, përfshirë huadhënësit dhe operatorët më të mëdhenj britanikë të bankave të mëdha të huaja, njofton agjencia e lajmeve Reuters.