E Diel, 1 Nëntor 2026

Somali, vetëshpërthen kamikazi, humbin jetën 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin e Somalisë, Mogadiscio. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të bllokut ta ambasadave.

Ky lajm është bërë publik nga autoritetet lolkale, të cilat bëjnë të ditur se mes viktimave ndodhen dy policë dhe tre civilë.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së kryeqytetit somalian, bëhet e ditur se autori i ngjarjes mendohet të jetë një kamikaz që ngiste një makine, i cili pas thirrjeve të policisë për të ndaluar është larguar dhe në afërsi të ambasadave ka vetëshpërthyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›