E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës, Libia të dorëzojë djalin e Gadafit

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka kërkuar nga udhëheqësit e ri të Libisë që ta informojnë urgjentisht gjykatën lidhur me planin e tyre se kur planifikojnë ta dorëzojnë djalin e Muamer Gadafit.

Gjykata gjithashtu dëshiron të dijë nëse Seif al-Islami është arrestuar në bazë të ndonjë urdhri të gjykatës dhe nëse është i vërtetë fakti se trashëgimtari i Gadafit po mbahet i mbyllur, pa gëzuar të drejtë komunikimi.

Seif është arrestuar me 19 nëntor, gati një muaj pas vrasjes së babait të tij. Ai po mbahet i mbyllur në qytetin Zintan, në jug të Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›