E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Masa të rrepta ndaj fenomenit të dhunës

FSHF reagon për ngjarjet më të fundit në futboll, e cila i dedikohet dhunës në fushat e sportit. FSHF, me anë të një deklarate, e dënon dhunën, duke kërkuar hetim dhe nga UEFA.
 

“Federata Shqiptare e Futbollit, gjate këtyre diteve ka ndjekur me vemëndje gjithcka që ka ndodhur në fushat e futbollit, në kuader të kampionateve kombëtare si edhe prononcimet publike apo në media të gazetareve, specialistëve e personave të ndryshëm të lidhur me veprimtaritë futbollistike në Shqipëri.
 

Fillimisht duke vecuar dhunen që është venë re, FSHF garanton se me komisionet e saj duke u bazuar ne rregulloret e paracaktuara, masat do te jenë të rrepta, efektive dhe me zbatueshmëri të menjëhershme.
 

Persa i perket etiketimit që është bërë për disa ndeshje, rreth të cilave është shkruar në gazeta, diskutuar ne televizion, si takime ku ka pasur lënie të lojes e pasivitet për arsye lëshimi apo trukimi, Federata Shqiptare e Futbollit është duke pritur e mbledhur fakte, studiuar e ballafaquar të dhëna që te cojnë në vertetimin e tyre.
 

Ndërkaq, FSHF ka angazhuar gjithcka te mundshme që disponon për të ndricuar atë që realisht ka ndodhur në fushen e lojes. Në bashkepunim të plote me të gjithë faktoret e partneret e saj, brënda e jashtë vendit, FSHF po aplikon me gadishmëri të vecante, bashkerendimin në këtë fushë komplekse.

Nje nga pikat e referimit për të hedhur dritë apo për të vertetuar hipotezat e ngritura per disa ndeshje, është organizmi më i lartë i futbollit Europian UEFA i cili ka nën vezhgim të gjitha takimet që zhvillohen në vendet anëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e mirëfillte e lojës së futbollit në Shqiperi, garanton se do të vazhdojë me pergjegjësi të plotë e rigorozitet rrugën e saj për rritjen dhe zhvillimin e metejshëm duke mos ndaluar asnjëherë luften pa kompromis përballe ngjarjeve që cenojnë sadopak imazhin e futbollit” perfundon deklarata.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›