Siguria e Kosoves Buhler Gati per te vepruar

Ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm për të vepruar në rast të kërcënimit të sigurisë në Kosovës. Garancinë e jep numri një i forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali Erhard Buhler, i cili ka mbajtur një ligjërate me studentët e universitetit të Prishtinës.
Buhler tha se zvogëlimi i numrit të ushtarëve nga 10 mijë në 5 mijë nuk do të ndikojë në situatën e sigurisë në Kosovë të cilën e vlerësoi të qetë dhe të qëndrueshme. Ai tha se KFOR-i do të mbështetë policinë e Kosovës në operacionet e saj në veri.
“KFOR-i nuk është polici, KFOR-i mund të punojë në krijimin e një ambienti të sigurtë ku policia mund ta kryejë punën e vet. Mendoj se së bashku me policinë e Kosovës dhe EULEX-in kemi arritur mjaft që nga muaji tetor kur ka nisur operacioni. Kjo mund të nxirret nga të dhënat statistikore. Ka një ulje të shkallës së kriminalitetit, kam përshtypjen se njerëzit ndodhen më të sigurt në veri” tha Buhler.
Buhler tha se KFOR-i do të jetë në gjendje gatishmërie edhe gjatë procesit të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të reaguar nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë në vend.
“Po, KFOR-i do të jetë i përgatitur, por mendoj se nuk do të jetë e nevojshme sepse me duket se të gjithë njerëzit e dinë se sa i rëndësishëm do të jetë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmen e tyre. Mund të ketë disa njerëz që nuk janë të interesuar në rezultate pozitive sepse janë të interesuar në gjendjen aktuale në të cilën më mirë mund t’i realizojnë bizneset e tyre, por mendoj se këto janë raste të veçanta” tha Buhler.
Buhler tha se pret që të gjithë njerëzit të shohin anën pozitive të dialogut Prishtinë-Beograd dhe që të jenë të interesuar për rezultate pozitive.
Sala Mustafa