Shuhet Jane Russell. Interpretoi me Marilyn Monroe

Ish- ylli I Hollivudit Jane Russell ndërroi jetë në moshën 89- vjeçare. Ajo ndërroi jetë në banesën e saj në Kaliforni për shkak të problemeve respiratore. E konsideruar si një ndër seks simbolet e Hollivudit, Russell u zbulua nga miliarderi eksentrik Howard Hughes, që i dha rolin e parë në filmin western “I jashtëligjshmi” në vitin 1943.
Interpretim i më i njohur i saj është padyshim ai përkrah Marilyn Monroe tek “Burrat preferojnë biondet”. Karriera e saj në botën e filmit u shua në vitet ‘60 ndonëse në raste të rralla është shfaqur në Broadway, në reklama televizive e role të vogla. Russell gjatë jetës së saj është martuar tri herë dhe ka adoptuar tre fëmijë.