Britania humb shkrimtarin John Mortimer
>Një prej njerëzve të njohur të letrave, por gjithashtu dhe me një kontribut të çmuar në fushën e drejtësisë, shkrimtari dhe avokati britanik John Mortimer, autor i spektaklit televiziv "Rumpole of the Bailey", vdiq dje në moshën 85 vjeç. Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësja e shkrimtarit britanik.
John Mortimer, i cili gjatë jetës së tij shërbeu gjithashtu si avokat mbrojtës në shumë raste përfshirë lirinë e shtypit, ishte një shkrimtar shumë prodhues, duke shkruar një mori romanësh, dramash dhe skenarë filmash. Zëdhënësja e tij tha se shkrimtari dhe avokati birtanik Mortimer, i cili u nderua me "Urdhrin e Kalorësit" nga mbretëresha Elizabet në vitin 1998, vdiq pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e tij i rrethuar nga njerëzit e familjes.