E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, denoncoi vjedhje të rremë, italiani akuzohet për mashtrim

>Shtetasi italian, Franko Di Kosola, i cili vetëm tre ditë më parë denoncoi në polici se i kishin grabitur plot 400 mijë euro në banesën që kishte marrë me qira në qytetin e Vlorës,  tashmë nga akuzues, është kthyer në të akuzuar për veprën penale të kallëzimit të rremë dhe pastrim parash. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, i cili ka pohuar për gazetën se sapo është bërë kallëzimi penal nga shtetasi italian Kosola, se në valixhen e tij mungonin plot 400 mijë eurosh nga 700 mijë që pretendonte ai se kishte, është intensifikuar puna zbuluese që rezultoi se vetë italiani ishte një mashtrues. Sipas policisë, ai ndërkohë kishte akuzuar edhe një kolegun e tij me të cilin pretendonte se kishte një biznes të përbashkët. Kosola pretendoi në datën 13 janar të këtij viti se i mungonin në valixhe plot 400 mijë euro dhe pas shumë hamendjesh për humbjen e tyre ai akuzoi edhe ortakun e tij në biznes, një shtetas italian. Ai po ashtu pretendonte se shumën e lekëve e kishte për të bërë biznes në këtë qytet bregdetar. Mirëpo pas thellimit të hetimeve rezultoi se gjithçka kishte qenë një lojë e vetë italianit Kosola dhe tashmë ai është nën akuzë për kallëzim të rremë. Mirëpo duket se akuza për të nuk do të jetë vetëm kjo. Pas hetimeve speciale të bëra nga policia lokale mësohet se ai rezulton gjithashtu se në vendin tonë kishte ardhur thjeshtë për të bërë pastrim parash dhe jo për të bërë biznes. Kosola kishte ardhur në qytetin bregdetar së bashku me të shoqen dhe kishin marrë një banesë me qira, ku pretendonte se i kishin humbur edhe paratë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›