E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania i jep lamtumirën ish-kryeministres Margaret Thatcher

LONDER - Në Londër po zhvillohet ceremonia mortore e Margaret Thatcher, ish-kryeministres konservatore të Britanisë së Madhe në vitet 1979-1990.  Në ceremoninë që zhvillohet në Katedralen e Shën Palit në Londër, mes të pranishmëve, liderë nga e gjithë bota, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Margaret Thatcher ndërroi jetë në 8 prill, në moshën 87-vjeçare. Trupi i pajetë u zhvendos nga pallati Westminster dhe u transferua me një shtrat topi drejt Katedrales, ndërsa rruga e gjithë itinerarit ishte e mbushur me anëtarë të forcave të armatosura.

Një operacion sigurie ku janë përfshirë mbi 4 mijë policë është në fuqi për funeralin e ish-kryeministres britanike. Rreth 23 mijë persona nga mbi 170 vende të botës marrin pjesë në këtë ceremoni, ku mes tyre është edhe Mbretëresha Elisabeth, Duka i Edinburgut dhe 11 kryeministra në detyre.

Duke folur në një program radiofonik, kryeministri i vendit David Cameron i bëri thirrje britanikëve të tregojnë respekt gjatë funeralit.
“Natyrisht që njerëzit kanë të drejtë të mos bien dakord dhe të kenë mendime të ndryshme, por kur mbahet zi për një 87-vjeçare, e cila ishte gruaja e parë kryeministre e vendit, e cila shërbeu më gjatë se askush tjetër në këtë detyrë, atëherë mendoj se është mëse e përshtatshme që të tregohet respekt”-ka thënë Cameron, duke e vënë theksin tek reputacioni i Britanisë përpara syve të botës në zhvillimin e kësaj ceremonie.

Autoritetet britanike kanë vendosur që Thatcherit t’i rezervohet një ceremoni me nderet ushtarake, një shkallë më poshtë se funerali shtetëror që i rezervohet sovranëve si kryetarë shteti.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Trashëgimia e Margaret Thatcher nuk vdes kurrë Londër, masa të forta sigurie në prag të funeralit të Thatcher Ja aforizmat, trashëgimia politike e Margaret Thatcher PORTRET - MARGARET THATCHER, ZONJA E HEKURT  FOTO: Angli, i jepet lamtumira ish-kryeministres Margaret Thatcher

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›