E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania i ofron mbështetje Prokurorisë

Takimi pati një karakter njohës me qëllimin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit. Kryeprokurorja  Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në  rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.

Gjithashtu, Znj. Ina Rama dha një panoramë të institucioneve të zbatimit të ligjit, mënyrës si funksionojnë dhe bashkërendojnë punën, si dhe u ndal në probleme të ndryshme të reformës në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon OBE, duke vlerësuar performancën e Prokurorisë Shqiptare në angazhimet e saj, siguroi Znj. Ina Rama për mbështetjen nga ana e Ambasadës në punën e saj dhe rikonfirmoi për vijimin e marrëdhënieve të ngushta e bashkëpunuese si me organet e akuzës në Britaninë e Madhe ashtu edhe me stafin diplomatik britanik në Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-04-05 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›