E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania ka spiunuar delegatët e G20-ës

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë përgjuar delegatët në dy samite të G20-ës, të mbajtura më 2009 në Londër.

Gazeta The Guardian citon dhjetëra dokumente të brendshme qeveritare, të ofruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Zyrtarë të inteligjencës britanike nuk kanë pranuar të komentojnë raportin.

Nuk është ende krejtësisht e qartë se si Snowden ka arritur të ketë dokumentet e inteligjencës britanike.

The Guardian shkruan se disa delegatë janë udhëzuar të përdorin internet kafe, ku ka pasur mundësi të monitorohen mesazhet e tyre.

Snowden është në arrati që disa ditë, pasi ka pranuar se ka nxjerrë informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›