Rowhani: Rezultati i zgjedhjeve, fitore mbi ekstremizmin
Presidenti i sapo-zgjedhur i Iranit Hasan Rowhani e cilësoi zgjedhjen e tij si një fitore mbi ekstremizmin, ndërkohë që mijëra përkrahës të tij festonin mbrëmë në rrugët e Teheranit.
Në deklaratën e tij të parë publike që nga votimet e së premtes, kleriku reformator e cilësoi zgjedhjen e tij një fitore të moderimit dhe inteligjencës mbi ekstremizmin.
Shumë analistë e konsiderojnë fitoren e paparashikuar të Rowhanit si një reagim popullor ndaj përfaqësuesve të vijës së ashpër që konkuruan në zgjedhje.
Presidenti i sapo-zgjedhur është zotuar të përmirësojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, megjithëse Udhëheqësi Suprem Ajatollahu Ali Khamenei ka në dorë vendimin përfundimtar për të gjitha çështjet strategjike, përfshirë politikën bërthamore.