E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria në fokus të G8-ës

Samiti i G8-ës nis sot në Irlandën e Veriut dhe në krye të axhendës pritet të jetë konflikti në Siri.

Siria do të jetë gjithashtu edhe në fokus të bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, të cilët do të takohen para nisjes së samitit.

Javën e kaluar, SHBA-ja ka njoftuar se do të armatosë rebelët sirianë, pasi zyrtarë të inteligjencës së saj kanë zbuluar se regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike.

Rusia, ndërkaq, ka furnizuar vazhdimisht me armë forcat e presidentit sirian Bashar al Assad.

Samiti i vendeve më të industrializuara të botës do të zgjasë dy ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›