E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona e Bostonit goditet nga shpërthimet

Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura përgjatë maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka viktima.

Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve.

 Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë incident apo sulm terrorist./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›