E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Britania, ndihme policise kunder krimit"

Presidenti Topi, ne takimin qe zhvilloi me ministrin e Shtetit te Britanise se Madhe, Vernon Koker, shprehu interesimin e shtetit shqiptar per zgjerimin dhe intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te frytshem mes dy vendeve ne te gjitha fushat, por sidomos ne aspektin e sigurise dhe luften kunder terrorizmit nderkombetar. Ne kete pike Presidenti Topi, vleresoi bashkepunimin e shkelqyer ne kuader te Misionit "PAMECA 3" per rritjen e nivelit te profesionalizmit te policise shqiptare ne drejtim te ruajtjes dhe kontrollit te kufijve, sigurise kombetare dhe rajonale, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ministri britanik zhvilloi diten e djeshme takime me perfaqesues te larte te vendit, ku theksoi mbeshtetjen e vendit te tij, per integrimin e Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Gjate takimit me kryeministrin Berisha, ministrit Koker pergjegjes per ceshtjet e krimit dhe sigurise, iu shpreh mirenjohja per ndihmen e madhe qe Britania e Madhe ka dhene per Shqiperine, si ne procesin e integrimit ashtu edhe ne ate te ekspertizes. Sipas Berishes, ndihma e Britanise eshte e madhe edhe ne fusha delikate, si laboratoret moderne te analizave kriminologjike, perfshire teknologjine per identifikimin e ADN-se dhe trajtimin e magazinimin e droges se sekuestruar nga organet e zbatimit te ligjit. Nen prezencen e ministrit e Shtetit te Britanise, Ministria e Brendshme organizoi takimin e dyte te Bordit te Paleve te Interesuara te projektit ''PAMECA III'' per nje periudhe 6-mujore. Ne kete takimin merrnin pjese edhe ministri i Brendshem, Nishani, ministri i Drejtesise, Alibeaj dhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, ku u evidentua puna e policise dhe bashkepunimi me PAMECA-n. Ministri britanik, eshte shprehur se do te jape ndihme per kriminelet e kerkuar ne Britani, por ai tha se jo te gjithe shqiptaret jane kriminele.

Raporteret

"Vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, per te pezulluar implementimin e ligjit kontroversial te lustracionit eshte nje zhvillim i mirepritur".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›