E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, vleresim britanik per hapat ligjore te "Dosjeve"

Pavaresisht akuzave qe kreu i ekzekutivit ka leshuar ne drejtim te Kushtetueses per pezullimin e ligjit te "Dosjeve", ai eshte vleresuar nga ministri britanik per deklaraten e bere, se do njohe vendimin e kesaj gjykate dhe do ndjeke te gjithe hapat ligjore per lustracionin. Kryeministri Berisha u vleresua dje nga ministri i Shtetit te Britanise se Madhe, Vernon Koker ne lidhje me respektimin e shtetit ligjor, gjate perpjekjeve per te zbatuar ligjin e rendesishem te lustrimit. Ligji i "Dosjeve" ishte nje nga temat kryesore, te bisedes ne takimin qe kryeministri zhvilloi me perfaqesuesin e larte te qeverise britanike. Ne kete kuader, zbatimi i ketij ligji u konsiderua si i rendesishem nga ana e ministrit britanik, por ai vleresoi qendrimin e Berishes per te respektuar vendimin e Gjykates Kushtetutes. "Eshte ne nderin e qeverise shqiptare dhe te kryeministrit Berisha qe, megjithese ligji synon te rivendose integritetin e moralit shoqeror, ka vendosur ta trajtoje ate ne perputhje te plote me parimet e shtetit ligjor", deklaroi ministri i Shtetit, Vernon Koker, pergjegjes per policine, krimin dhe sigurine ne qeverine britanike. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e informoi ministrin britanik, ne lidhje me permasat reale qe pati sistemi komunist ne Shqiperi. Sipas Berishes, Shqiperia renditet, me dy here me shume raste krimesh kunder njerezimit, sesa te gjithe vendet e ish-bllokut socialist te marra se bashku, perjashtuar Bashkimin Sovjetik. Nisur nga keto fakte kryeministri Berisha deklaroi, se ligji ka si synim te vetem ndarjen nga kjo e kaluar e dhimbshme per te gjithe shqiptaret. Vendimin e dhene dy dite me pare nga Gjykata Kushtetuese per pezullimin e ketij ligji, kreu i ekzekutivit e cilesoi si nje ngjarje shume te rende. Sipas Berishes, fillimisht konflikt interesi me kete ligj ka kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, familjaret e te cilit kane qene pjese e vendimmarrjes komuniste. "Me kerkese te kryetarit te opozites dhe grupimeve te tjera, te cilet jane teresisht ne konflikt te hapur interesi me kete ligj, per shkak te lidhjeve te tyre personale dhe familjare me krimet kunder njerezimit, te kryera gjate regjimit totalitar komunist ne Shqiperi, Kushtetuesja ka vendosur nje standard te paprecedent per vendin", argumentoi kryeministri Berisha ne lidhje me vendimin e kesaj gjykate. Sipas tij, kjo Gjykata, permes disa gjyqtareve teresisht ne konflikt te hapur interesi, qe i perjashton nga procesi i rishikimit te ligjit, ka pezulluar zbatimin e ligjit, duke thyer edhe vete ligjin mbi organizimin e kesaj gjykate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›