Peci: "Dosjet", 3 rruget e zbatimit

Vetem nje dite pas vendimit te Kushtetuese per pezullimin e ligjit te "Dosjeve", politika shqiptare ka nisur te jape dhe variantet per zgjidhjen e ketij ngerci, qe ka sjelle ngurtesimin e marredhenieve mes mazhorances dhe opozites. Deputeti i Komisionit te Ligjeve, perfaqesues i PBDNJ, ish-ministri i Drejtesise, Spiro Peci jep tre rruge, nepermjet te cilave mazhoranca aktuale mund te zbatoje ligjin e lustracionit, pas problemeve qe ai po has ne Gjykaten Kushtetuese. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", deputeti i PBDNJ, nenvizon faktin se keto rruge mund te perdoren vetem pasi kjo Gjykate te jape nje vendim perfundimtar, ne lidhje me kete ligj te shume debatuar. Keshtu sipas Pecit, ne rast se Gjykata Kushtetuese do te vendoste ta kthente ligjin e "Dosjeve" me korrigjime te shumta, atehere mazhorances nuk i mbetej gje tjeter vec ta kthente ate ne Komisionin e Ligjeve, per ta ripunuar totalisht. "Ne kete rast deputeteve te mazhorances do t'i mbetej te ripunonin ligjin dhe me pas ta kalonin perseri ne Kuvend per votim", gjykon deputeti Peci, ne rast se Kushtetuesja do ta konsideronte kete ligj jo ne perputhje me Kushtetuten. Ne lidhje me mundesine e dyte, ate te kundershtimit nga ana e gjykates vetem te nje neni te ketij ligji, Peci thekson se ky nen mund te hiqet dhe te zbatohet pjesa tjeter e ligjit, pa iu nenshtruar diskutimit. Mundesia e trete, eshte ajo qe Gjykata Kushtetuese te mos e ktheje kete ligj, dhe ai te kaloje per zbatim i plote sic eshte miratuar nga Kuvendi. Por ndonese deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci sugjeron tre rruget qe duhet te ndjeke mazhoranca per zbatimin e ketij ligji, ai e konsideron si te ligjshem shqyrtimin e tij nga ana e Gjykates Kushtetuese. "Askush nuk mund te vendose gishtin, duke akuzuar gjykates te caktuar, se kane konflikt interesi ne shqyrtimin e ketij ligji. Nuk ka pasur asnje komision te meparshem qe te kete gjykuar raportin e ketyre gjyqtareve me te shkuaren e tyre, nisur nga kjo ju takon atyre vete te vendosin nese do ta shqyrtojne ligjin apo jo", shprehet Peci ne lidhje me vendimin e ketyre gjyqtareve per te shqyrtuar ligjin e lustrimit. Sipas tij, shqyrtimi i ketij ligji te rendesishem duhet te kalonte patjeter ne Gjykaten Kushtetuese dhe anetaret e saj, duhet te gjenin menyren se si ta shqyrtonin kete ligj. Dy dite me pare ishte kryeministri Berisha, ai qe reagoi ashper per vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese per pezullimin e ligjit te lustrimit. Kryeministri Berisha deklaroi se disa nga anetaret e kesaj gjykate, kishin konflikt interesi me kete ligj dhe ata nuk duhet te marrin pjese ne shqyrtimin e tij.
"Lustracioni, te rishikohet Kushtetuta"
Partia e Ballit Kombetar Demokrat sugjeron edhe rishikimin e Kushtetutes, ne rast se nga Gjykata Kushtetuese pretendohet se ligji i lustrimit bie ndesh me te. Ne nje konference per shtyp, kryetari i PBKD-se, Artur Roshi deklaroi se ishin qesharake aludimet se denimi i krimeve te komunizmit bie ne kundershtim me Kushtetuten. "Nese biem te gjithe dakord se krimet e komunizmit duhen denuar, por ligji qe do te bejme bie ndesh me Kushtetuten, atehere korrigjimi nuk duhet kerkuar te ligji, por te Kushtetuta", deklaroi kryetari i PBKD-se, Roshi. Sipas tij, zbatimi i ligjit te lustracionit do te ndihmonte per te larguar nje pjese te se keqes, nga trupi i Shqiperise.