KE: "Dosjet", "ok" vendimit te Kushtetueses
Keshilli i Evropes vleresoi dje vendimin e Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Nje dite pas vendimit te Kushtetueses dhe debateve ne politiken shqiptare, raporteret e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes mirepriten vendimin e marre. "Vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, per te pezulluar implementimin e ligjit kontroversial te lustracionit eshte nje zhvillim i mirepritur", u shprehen ata. Sipas dy raportereve, Jako Lakso dhe David Uilshire, gjykata perdori fuqine e saj per te pezulluar zbatimin e nje ligji, derisa te kete marre nje vendim final per ankimimet e depozituara nga Partia Socialiste, Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. "Jemi te lehtesuar qe u gjet nje menyre, per te pushuar dhe reflektuar mbi detajet e ketij ligji teper kontroversial", u shprehen ata. Sipas tyre, askush nuk thote, se Shqiperia nuk duhet te kete nje ligj lustracioni te nje lloji, dhe ekspertet po ofrojne ndihme per te implementuar nje. Megjithate disa nga detajet e ligjit aktual, duan me te vertete modifikim. Ishin pikerisht keta raportere te KE-se, qe nje jave me pare gjate vizites dhe takimeve te zhvilluara ne Shqiperi, sugjeruan reflektim mbi ligjin per hapjen e dosjeve. Sipas tyre, ky eshte nje ligj i rendesishem, qe ka nevoje per permiresime ne menyre qe te zbatohet ne perputhje me Kushtetuten, te drejtat dhe lirite e njeriut si dhe standardet nderkombetare. Madje, te derguarit e KE, ishin ata qe u shprehen se per kete ligj, do t'i kerkojne dhe nje opinion Komisionit te Venecias. Te njejten gje, shprehu dhe Gjykata Kushtetuese, pavaresisht kritikave te shumta te kryeministrit dhe mazhorances, se vendimi u more ne konflikt interesi. Ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u votua me 74 vota nga mazhoranca ne fund te dhjetorit te vitit qe shkoi. Ky ligj, ka per objekt verifikimin e pastertise se figurave, per te gjithe zyrtaret e zgjedhur dhe nepunesit e administrates. Ata qe zbulohen se kane qene "spiune", detyrohen te largohen nga detyra qe mbajne ne shtet apo poste te rendesishme. Afati i zbatimit te ketij ligji eshte pese-vjecar. R. Rapushi