Britania ndihmon opozitën siriane

Britania do të rrisë mbështetjen për forcat opozitare siriane pas dështimit të planit të paqes të Kofi Ananit, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
"Dorëheqja e Ananit është një “moment i zymtë” në përpjekjet për t`i dhënë fund gjakderdhjes në Siri”, ka thënë Hejg për BBC.
"Duke marrë parasysh shkallën e vdekjeve, vuajtjeve, dështimeve të procesit diplomatik, në javët e ardhshme, do të rrisim mbështetjen tonë praktike por jo-vdekjeprurëse. Nuk do të përfshihet dërgimi i armatimit”, ka thënë ai.
Një ditë më parë, Kofi Anan dha dorëheqjen nga posti i të dërguarit special për Siri të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe.
Ai ka deklaruar se në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad.