Pantiç-Serbisë: Verifikoni mandatin e EULEX-it!

Kryetari ilegal i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Krstimir Pantiç, ka thënë se Serbia duhet të verifikojë deklaratat e Prishtinës se mandati i EULEX-it do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Nëse deklarata e Kuçit është e vërtetë, dhe se me BE-në është arritur marrëveshje për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe në dy vjet, por që baza ligjore e marrëveshjes të mos jetë Rezoluta 1244, kjo paraqet një shkelje brutale të marrëveshjes së BE-së me qeverinë e Serbisë dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit OKB-së për të mundësuar ardhjen e këtij misioni”, ka thënë ai për “Beta”.
Sipas tij, qeveria serbe duke biseduar edhe me Catherine Ashton, duhet të sqarojë nëse është e vërtetë se mandati i EULEX-it do të zgjatet apo ky është një tentim tjetër i Prishtinës për të provokuar reagimin e qeverisë së Serbisë.