Stina e zjarreve, Olli: Vetëm 73 vatra, vështirësi në male

I nxehti përvelues i kesaj vere ka bërë që në vendin tonë deri më tani të jenë numëruar 73 vatra zjarri dhe janë djegur rreth 180 hektarë pyje e kullota. Kjo situatë është menaxhur mjaft mirë nga emergjencat civile, duke qenë se nuk kemi fluksin e zjarreve të vitit që shkoi.
Alfred Olli, drejtor i Emergjencave Civile shprehet se janë vendosur edhe prioritetet, të cilat janë masivet e mëdha pyjore,parqet kombëtare dhe gjithashtu vëmendje të vecantë kanë zonat bregdetare.
Megjithatë sipas Ollit situata mund të ndryshojë, duke qënë se muaji gusht është më i vështiri, pasi temperaturat arrijnë maksimumin e tyre.
Emergjencat Civile kanë mjaft vështirësi gjatë aksioneve të tyre në zonat malore,pasi nuk mund të ndërhyhet gjithmonë nga toka,për shkak të terrenit. Për këtë Shqipërisë i vijnë në ndihmë shtetet fqinjë me anë të aeroplanëve dhe helikopterëve.