Kukan: Beneluksi ballkanik nxit frikën për një Shqipëri të Madhe

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka theksuar se ideja e formalizimit të bashkëpunimit të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në një lloj Beneluksi ballkanik, është joreal
Ai ka thënë se herët a vonë do të shtrohej problemi i statusit të Kosovës ndërsa shtoi se këtë ide e frenon edhe frika nga krijimi i Shqipërisë së Madhe.
“Nëse do të flisnim për një farë strukture formale apo organizate, unë jam skeptik nëse kjo është e mundur. Një propozim i tillë gjithmonë do të shkaktojë frikën e shteteve fqinje nga krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kjo është një temë e ndjeshme. Për shkak se sot në Parlamentin e Kosovës është lëvizja shumë popullore Vetëvendosje e cila shumë hapur flet për Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Kukan për agjencinë sllovake të lajmeve TASR