Britania paralajmëron Libinë për Megrahin

Londër, 20 gusht – Një vit pas lirimit të sulmuesit të Lockerbies nga një burg skocez, Britania ka paralajmëruar Libinë që të mos shënojë përvjetorin e lirimit të tij, duke thënë se kjo do të ishte “pa shije, ofenduese dhe thellësisht e pandjeshme”.
Abdelbaset Ali Mohmet al-Megrahi është menduar se ka vetëm tre muaj jetë, pasi vuan nga kanceri në prostatë, kur është liruar dhe është kthyer në vendlindjen e tij në Libi, ku është pritur si hero.
Por, ai i kaloi këto parashikime, duke tronditur të afërmit e 270 personave që vdiqën pas shpërthimit të një aeroplani mbi qytetin skocez Lockerbie, katër ditë para Krishtlindjeve në vitin 1988.