E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pacolli merr premtimin për njohjen e shpejtë nga Lesotho

Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Lesotho.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, zëvendëskryeministri Pacolli ka takuar eksponentët më të lartë shtetëror të kësaj mbretërie, duke përfshirë edhe kryeministrin Tom Thabane.

"Gjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar zyrtarët e Lesothos me progresin demokratik që ka shënuar Republika e Kosovës gjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet. Në anën tjetër, udhëheqësit e Lesothos i kanë premtuar zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tyre shumë shpejt do të radhitet në mesin e vendeve që e kanë njohur Republikën e Kosovës", thuhet në një njoftim të Zyrës së Pacollit.

Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë aktivitetet lobuese në Kamerun, Guinenë Ekuatoriale dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›