E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Buxheti i ri brenda shtatorit

Për këtë arsye, ai ka deklaruar se buxheti duhet të vijë në qeveri brenda 1 Shtatorit dhe më pas të dërgohet në Parlament për miratim.

“Buxheti duhet të dorëzohet në qeveri më 1 shtator dhe brenda këtij muaji qeveria duhet ta dërgojë në Parlament. Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet përcaktues në zbatimin e programit të koalicionit qeveritar. Ky buxhet duhet para të gjithave t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbshme, parimit të qeverisë së shërbesave dhe shërbimeve, pra të përmirësojë më tej frymën sociale, qëndrimin e njerëzishëm të qeverisë ndaj 800 e 20 mijë familjeve shqiptare”, është shprehur ai.

Kryeministri është ndalur edhe në rritjen e pagave dhe pensioneve, duke theksuar se rritja e tyre jënë në axhendën e qeverisë.

“Rritja e rrogave dhe pensioneve do të jetë sërish në axhendën e kësaj qeverie. Mbajtja e këtij premtimi ka bërë që sot fondi për pensionet, nga 50 miliardë lekë që ishte në 2005, sot të jetë 109 miliardë”, ka nënvizuar Berisha. Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përcaktues për zbatimin e programit qeverisës. “Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve dhe projektet e mëdha nuk cenohen”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›