E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania vendos kufizime per emigrantet

Shtohen kriteret per emigrantet qe vijne nga jashte Bashkimit Evropian. Kapen edhe martesat e rreme

Britania terheq studente dhe punetore nga e gjithe bota aq shume saqe imigracioni eshte kontribuesi me i shpejte i rritjes se popullates se Britanise. Koalicioni i ri qeveritar ka ne plan te paraqese nje kufi per numrin e imigranteve qe shkojne ne Britani nga vende joanetare te Bashkimit Evropian. Ne materialin ne vazhdim behet fjale mbi perpjekjeve qe bejne disa imigrante per te qendruar ne vend dhe ndikimet e mundshme te propozimit te qeverise mbi imigracionin.Ne Angline Veriore nje afgan dhe nusja e tij e ardhshme sllovake do te merren ne pyetje.Cifti do te martohej ne oren 1030 por ne e nderpreme ceremonine.Policia beson se martesa ishte farse dhe behej per te mbajtur dhendrin ne Britani. Autoritetet jane ne ndjekje te martesave te tilla qe shihen si nje menyre e lehte per imigrantet qe te behen te ligjshem.Ne Angline Jugore nje prift u denua pasi kishte kurorezuar 360 martesa te rreme.Po shohim raste per shembull ku nje shtetas afrikano-perendimor qe nuk eshte ne BE martohet me nje shtetase te BE-se qofte kjo holandeze franceze apo spanjolle dhe keshtu merr te gjitha te drejtat. Pra kane interes te martohen me nje shtetase apo shtetas te BE-se.Zoti Bullimore thote se kjo po behet si nje industri ku ndihmesi mund te fitoje 10 mije dollare per cdo martese te rreme. Ky prift filloi te punonte me policine pasi ishte bombarduar me kerkesa per martesa qe mendonte se ishin false. Gjate nje ceremonie ai filloi te recitonte emrat e stacioneve te metrose ne vend te ritualit dhe nusja qe dukej qarte se nuk dinte anglisht perseriste cdo gje.I perndershmi Tim Codling thote se nje sistem paralel ligjor i ben kishat objektiva te lehta.Kisha e Anglise eshte me terheqese pasi nuk duhet te shkosh permes te gjitha kontrolleve sikurse duhet te kalosh nese ben nje aplikim ne nje sistem laik.Qeveria e kryeministrit David Kamerun po perpiqet te ule imigracionin nga vende joanetare te Bashkimit Evropian. Ajo ka vene nje kufi per numrin e imigranteve qe mund te hyjne ne vend ndash 24 mije e 100 cdo vit. Rregulli eshte i perkohshem por pritet te behet i perhershem prillin e ardhshem.Kjo politike eshte kritikuar nga nje grup laureatesh te cmimit Nobel qe thane se ajo do te dekurajoje studente dhe shkencetare te shquar te shkojne ne Britani dhe do te kercenonte reputacionin e Britanise si vend ne krye te fushes se kerkimeve. Drejtuesit e biznesit thone se kjo do te ndalte bizneset te rekrutonin talentet me te mira nderkombetare. Prodhuesit e makinave kane paralajmeruar te njejten gje.Alp Mehmet me organizaten Migration Watch eshte dakord me politiken e qeverise dhe beson se numri i imigranteve po del jashte kontrollit.Nuk jane imigrantet. Ne duam qe numri i atyre qe vijne te jete ne nje nivel qe ata te mund te integrohen dhe te behen pjese e kesaj shoqerie dhe jo grupe brenda shoqerise.Britania ka nje histori te gjate me imigrantet dhe kryeqyteti eshte i mbushur me lagje te ndryshme etnike si Brixton ne jug te Londres ku banojne shume imigrante nga Karaibet qe erdhen ketu ne vitet lsquo40. Rreth 176 mije imigrante vijne cdo vit ne Britani dhe kryeministri i ri kerkon ta pakesoje kete numer ne dhjetera mijera. Megjithate ai u ka lene te kuptohet bizneseve ketu se mund ta ngreje kufirin per punonjesit e arsimuar ne menyre qe ta mbaje Britanine te hapur per biznes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›