E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja organ shumë i politizuar duhet të reformohet

“Nëse vërtet dëshirojmë që njerëzit të dalin në zgjedhje në veri, zgjedhje që edhe ashtu janë duke u lehtësuar nga OSBE-ja, mendoj se në fletëvotime nuk duhet të jetë e shkruaj logoja- emri Republika e Kosovës. Edhe pse nuk jam jurist, mendoj se kjo nuk paraqet shkelje të asnjë vije të kuqe, sepse mendoj që në asnjë ligj të Kosovës nuk shkruan që në fletëvotime duhet të jetë “Republika e Kosovës”, thotë ambasadori britanik Ian Clif për Kosova Sot.

”Unë mendoj se KQZ-ja është edhe ashtu e politizuar, ne të cilin, pos kryesueses, të gjithë antarët tjerë janë të partive politike dhe kjo ka nevojë të refromohet. Unë nuk mendoj se ndryshimet individuale në KQZ paraqesin kërcënim për demokracinë në Kosovë”, ka shtuar ai.

I pyetur rreth legalizimit të operatorit serb, ambasadori nuk ka dashur të komentojë shumë.

“Sa i përket legalizimit të operatorit serb, e di që ka pasur shumë diskutime në lidhje me këtë, por pasi nuk jam në rrjedha nuk dua të jap asnjë përgjigje, por vetëm dua të them se duhet të arrihet një marrëvesje në këtë drejtim./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›