Britanikët mësojnë 10 fakte të cuditshme rreth Shqipërisë
LONDER-100 vjet më parë, në 3 Maj Traktati i Londrës i dha fund luftës së Parë Ballkanike duke njohur Pavarësinë e Shqipërisë, kështu e nis artikullin shtypi online britanik Express ku sjell 10 fakte që britanikët duhet të dinë rreth Shqipërisë. E çuditshme në këto 10 pika është se nuk përmendet diktatura, as heroi ynë kombëtar Skënderbeu, por fakte tepër sipërfaqësore.
1. Shqiptarët nuk e quajnë shtetin e tyre Albania, por kur flasin për vendin e tyre shprehen Squiperia’ ose Republika e Shqiperise me terma më të gjatë.
2. Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) njihet si i vetmi personalitet shqiptar që ka fituar çmimin Nobel.
3. Aeroporti më i madh në vend quhet “Nënë Tereza”, emër që iu vendos në vitin 2001.
4. Personalitet me origjinë shqiptare që ka fituar Nobel është Ferid Murad nga SHBA që ka fituar në vitin 1998, çmimin për Mjekësinë. Ferid kishte babain nga Shqipëria.
5. John Belushi, ylli i Hollivud gjithashtu e kishte babain nga Shqipëria.
6. Albania, Armenia dhe Vatikani janë të vetmit shtete në Europë ku nuk ka hamburgera McDonald.
7. Në vitin 1995, shoferët e qytetit të Shkodrës refuzuan pagesën e një takse të për ndriçimin në trafik sepse qytetit të tyre i mungonte energjia elektrike.
8. Shqiptarët tundin kokën lart-poshtë për të kuptuar fjalën ‘Jo’ dhe për të thënë ‘Po’ e tundin nga e majta në të djathtë e anasjelltas.
9. Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në lojërat Olimpike.
10. Mbreti Zog që mbretëroi nga viti 1928-39 ishte i vetmi lider që iu përgjigj me zjarr atentatit ndaj tij.
(d.b/BalkanWeb)