E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi: Marrin para në emër të shoqatës së jetimëve dhe i mbajnë për vete

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj dy personave që mblidhnin lekë në rrugët e kryeqytetit në emër të fëmijëve jetimë. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë këtyre strukturave, të cilat kanë sqaruar se bëhet fjalë për një denoncim që është bërë pranë policisë nga kreu i Institutit Kombëtar të Integrimit të Fëmijëve Jetimë, Ilir Çumani. 

Burime nga policia bëjnë me dije se ky i fundit ka denoncuar në polici një rast, ku dy persona duke përdorur emrin e shoqatës së tyre, por në disa raste edhe vetë emrin e Çumanit, mblidhnin në rrugë lekë për fëmijët jetimë dhe i përdornin për vete. Hetimet për këtë rast kanë nisur që prej disa ditësh nga Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Burime pranë këtyre strukturave bëjnë të ditur se hetimet kanë nisur që prej disa kohësh për të vërtetuar nëse Çumani ka pasur të drejtë në denoncimin që ka bërë. Sipas denoncimit të këtij të fundit, shoqata fantazma mbledhin para në emër të fëmijëve jetimë për t'i përdorur më pas për veten e tyre. 

(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›