Pas deklaratave për armët, Bloomberg kërcënohet me letra me ricinë
NEW YORK-Kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg ka marrë fundjavën e kaluar me postë letra me përmbajtje ricine.
Këtë vërtetuan testet në laborator, ka bërë të ditur zëvendës-komisioneri i policisë njujorkeze, Paul Browne, gjatë së mërkurës.
Browne tha se letrat e dërguara Bloomberg përmbanin një kërcënim ndaj kryebashkiakut dhe i referoheshin debatit për ligjin e armëve.
Njëra prej letrave, e dërguar në zyrën e kryebashkiakut, u hap në objektin e lëshimit të mail-eve të pushtetit lokal, tha Brown.
Disa punonjës të shërbimeve të emergjencës, të cilët prekën letrën gjatë të premtes, u ekzaminuan menjëherë pasi shfaqën simptoma të lehta të ekspozimit ndaj ricinës, ditën e shtunë. Megjithatë, simptomat ishin të lehta dhe kanë kaluar tashmë.
Punonjësit civilë nuk patën simptoma, sipas deklaratës së Browne.
Letra e dytë ndaj kryebashkiakut u hap nga Mark Glaze, drejtor i “Kryebashkiakët kundër Armëve ilegale”, e themeluar dhe bashkëkryesuar nga Bloomberg, të dielën në Washington.
Në deklaratën e Browne, nuk theksohet nëse Glaze shfaqi ndonjë simptomë të këtij virusi. Ndërkohë, një zëdhënëse e organizatës refuzoi të komentonte ditën e mërkurë.
Të dy letrat kishin të njëjtën pullë poste, bëri të ditur një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili nisi menjëherë hetimin. Asnjëra prej tyre nuk ishte dërguar nga New York City apo Washington-i, tha ai.
Bloomberg është një kritik i hapur i ligjit aktual të armëve.
“E dimë këtë të vërtetë, sepse në shtetet, ku aktualisht kërkohen kontrolle më të imtësishme ndaj shitësve privatë, përqindja e grave të vrara nga një partner i nevrikosur me armë është 38% më e ulët, sesa në shtetet, ku nuk ka kontrolle të tilla”, tha ai.
Zëdhënësi i FBI-së, Jim Margolin, tha për CNN se agjencia po punon për të përcaktuar se nga janë dërguar letrat dhe kush i dërgoi ato.
(d.b/BalkanWeb)