E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, e përplas makina, 60-vjecari ndërron jetë në Spitalin Ushtarak

KUKËS- Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak, Nustret Tafhasi, 60-vjecari i aksidentuar sot në Kukës. .

Aksidenti i rëndë u shënua mengjesin e sotëm në lagjen numër 2 të Kukësit, ndërkohë që i plagosuri Nustret Tafhasi u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Nga hetimet parake, mësohet se 60-vjecari po kalonte rrugën, ku papritur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi Bujar Bilali. Drejtuesi i mjetit ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurin, duke e transportuar në spitalin rajonal

Policia nis hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›