Britanikët zgjedhin tiparet e identitetit kombëtar

Hulumtimi, që është kryer në kuadër të ‘The Other Art Fair’, tregoi se shumica e britanikëve konsiderojnë se grafiti i Banksy, që portretizon dy ‘boby’ derisa shkëmbejnë një puthje të zjarrtë, pasqyron më së miri identitetin kombëtar, raporton portali Artinfo.
Grafiti është krijuar në vitin 2004, në murin kafeterisë ‘Prince Albert’, në Brighton. Ai është bërë pikë e rregullt e tureve turistike dhe vendtakim i preferuar i shumë përkrahësve të veprave të artistit të njohur rrugor.
Një numër i madh i të anketuarve, konsiderojnë se identitetin britanik e parqet në mënyrë të përkryer edhe skulptura e madhe 'Angel of the North', e artistit Antony Gormley, e cila u radhitë në vendin e dytë.
I treti ndërkaq u radhit piktori Lucian Freud, me pikturën 'Benefits Supervisor Sleeping', përderisa vendi i katërt i takoi artistes Tracey Emin, me instalacionin 'My Bed'.
Përkundër asaj se sivjet në mesin e artistëve më të përmendur ishte edhe Damien Hist, i cili madje hapi një retrospektivë të madhe në Tate Modern, ai u radhit i gjashti, me veprën e tij të njohur të peshkaqenit në formaldehid – 'The Physical Impossibility of Death in the Mind of Someone Living'.