E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Shqipëria në Europë, realitet i afërt

“Aty ku ka zemër ka dhe krahë”. Këtë mesazh ka përcjellë për shqiptarët ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, gjatë një aktiviteti të organizuar në TOB në kuadër të Ditës së Europës. Sequi u shpreh se Europa është sot një histori e hapur dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Europë, pavarësisht sfidave dhe peripecive që do ti duhet të kalojë.

“Mos jam gjë naiv, jo përkundrazi kam besim. Mos jam mendjelehtë, jo kam besim. Mos jam i verbër, jo kam vizion. Këtë vizion e ndajmë ne të gjithë bashkë, ne që jemi pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare, sigurisht ky vizion është Europa si një objektiv kombëtar. Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por është një objektiv kombëtar i cili do arrihet”, u shpreh Sequi.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Presidenti Bamir topi, Kryeministri Sali Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli etj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›