E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac aksident i rende rrugor

Një aksident tragjik ka ndodhur sërish në rrugën nacionale që lidhë autostradën Fushë Krujë - Milot me qytetin e Laçit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit aksidenti ka ndodhur në rrugën e Patokut, rreth 500 metra mbi supërstradën.

Një autoveturë tip Benz është përplasur me një furgon, ku për pasojë ka gjetur vdekjen edhe drejtuesi i automjetit.

Burimet zyrtare të policisë bëjne të ditur se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën 40-vjeçari Ajet Lika, ndërsa është plagosur rëndë edhe bashkëshortja e tij, si edhe drejtuesi i furgonit.

Shkak i aksidentit sipas policisë mendohet të jetë shpejtësia e madhe e dy mjeteve.
Aksidente rrugore
Aksident në Fier, vdes 19 vjeçari
Korçë, bie nga traktori, humb jetën
Makina del nga rruga e bie në lumë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›