E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tryeze per shendetesine

Socialsitët kanë zhvilluar një takim të hapur me qytetarët e Durrësit, ku sqaruan se çfarë parashikon programi i tyre për sistemin shëndetësor.

Sipas kryesocialistit Rama, sistemi shëndetësor do të ndryshohet nga themeli nën qeverisjen e e tyre.

“Sot në Shqipëri nuk ka parandalim, diagnostikim, kurim e rehabilitim. Këtu flasim për sistemin si i tërë. Ne ua themi qartë qytetarëve, ata marrin një shërbim të pasigurtë dhe fyes për dinjitetin e tyre”, deklaroi Rama.

Rama garantoi qytetarët e Durrësit se falë sugjerimeve të tyre gjatë hartimit të programit, gjithçka do të shndërrohet në realitet.

“Në këtë rrugë, duke takuar sa më shumë njerëz e duke marrë komentet e mbështetjen e tyre, ne do t’ia dalim që titullin ambicioz “Për një Rilindje Shqiptare” ta bëjmë realitet. T’i bëjmë njerëzit të ndihen pjesë e një vendi që po rilind”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se nën qeverisjen e socialistëve, dinjiteti i shqiptarëve do të jete i respektuar sa herë të kapërcejnë pragun e institucioneve të shërbimit shëndetësor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›