Fejohet Hudson

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 16:24
Kate Hudson dhe Matt Bellamy janë fejuar në mënyrë sekrete.
Aktorja e filmit “Fool’s Gold”— e cila është që 14 javë shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të rokerit “Muse” – thuhet se kanë mbajtur një ceremoni “intime” me shokët e tyre më të ngushtë dhe familje.
“Ishte një mbrëmje intime”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”. “Ata e kanë mbajtur sekret fejesën e tyre dhe kanë dashur që ta festojnë atë bashkë me më të dashurit e tyre”.