E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britaniku mban celesin per te ardhmen e Kosoves

Nje gjeneral britanik, i cili ka si detyre kryesore parandalimin e gjakderdhjes ne Kosove, ka paralajmeruar per "rrezikun e larte", qe ekziston ndersa krahina po pergatitet per te shpallur pavaresine nga Serbia kete jave. Me tensionet qe po rriten ne Kosove, ndersa shumica etnike shqiptare pergatitet per te plotesuar objektivin e saj te vjeter te pavaresise te dielen e ardhshme, detyra e mbajtjes nen kontroll te udheheqesve kryesore te ish-gueriljeve ne vend ka rene mbi gjeneralmajorin Martin Rutledge. "Nese posti im do te ishte i gabuar, ngjarjet qe do te zhvillohen ne muajt e ardhshem mund te destabilizojne dukshem situaten", i deklaroi ai dje, gazetes “Daily Telegraph”. "Nuk mendoj se kjo eshte nje deklarate e tepruar. Ne jemi duke luajtur per gjera shume te rendesishme". Ai jo vetem perballet me detyren e veshtire te parandalimit te nje perplasjeje te dhunshme, por ka edhe detyren delikate te largimit te pjeses me te madhe te oficereve te larte te forcave civile te mbrojtjes pas pavaresise. Por, javen e ardhshme do te shikohet nese nje dekade e protektoratit te OKB-se dhe investimi prej miliarda dollaresh kane dhene frytet e tyre.
Pritet qe Kosova do te deklaroje pavaresine e saj "te mbikeqyrur, e mbeshtetur nga te
pakten 100 vende, ne kundershtim te hapur me Serbine dhe aleatin e saj, Rusine.
Te hutuar nga paaftesia e Beogradit, qe serbet dhe shqiptaret e Kosoves te arrijne ndonje kompromis, rekomandimet e detajuara te bera nga i derguari special i OKB-se, Marti Ahtisari, do te implementohen. Pavaresia do te mirepritet nga shqiptaret, te cilet "kane pritur 3000 vjet", por serbet e Kosoves jane te brengosur nga perspektiva e frikshme e largimit nga shtepite e tyre ne nje krahine, e cila historikisht eshte konsideruar si territor serb. Per te parandaluar kete ka 16000 paqeruajtes te OKB-se dhe shpresohet se ata do te bejne nje pune me te mire nga ajo qe bene me 2004, kur serbeve iu dogjen shtepite e tyre dhe te pakten 19 civile u vrane nga dhuna etnike.
Gjate nente viteve te kaluara, ambiciet e udheheqesve ushtarake te ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves kane qene zvogeluar, duke absorbuar komandantet e saj ne Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK) – nje force e mbrojtjes civile e cila vepron si sherbim zjarrfikes dhe eshte pjeserisht e armatosur. Ajo gjithashtu perfshin 15 gjenerale dhe 40 kolonele nga nje force prej 3000 vetash. Trupa do te kete gjysmen e ketij efektivi pas pavaresise. "Nese ne humbasim besimin e tyre, ata do te kene cdo mundesi per t’u larguar dhe per te bere gjera, te cilat ne nuk do t’i deshironim", thote gjenerali Rutledge, koordinator i TMK-se. "Ata, sigurisht qe e dine se ku jane armet dhe se si te marrin armet, keshtu qe eshte shume e rendesishme t’i shperndajme ata me dinjitet". Komanda e larte e TMK-se mund te nxise nje rreke spastrimi etnik, qe ka shume te ngjare te shkaktoje largimin e pjeses me te madhe te 100000 serbeve te mbetur mes nje popullsie prej 2 milione shqiptaresh etnike. "Ne kete ambient, ata kane nevoje vetem per pak njerez qe te bejne dicka te papershtatshme", deklaron gjenerali Rutledge, nga zyra e tij ne kryeqytetin Prishtine.
"TMK-ja padyshim qe do te jete provokuar gjate kesaj periudhe dhe une kam kaluar shume kohe duke shpjeguar se perse ajo nuk duhet te ndihet si e tille".
Por nuk eshte vetem fjala e bute e ofruar nga gjenerali, i cili eshte “de facto” edhe ministri i Mbrojtjes se krahines. Ai thote: "Une ua kam thene shume qarte gjeneraleve se si duhet te sillen ata dhe nese ata nuk sillen keshtu, ka sanksione te ndryshme, te cilat une i kam ne dispozicion, per t’u garantuar qe ata do te veprojne sic duhet". Pervec kesaj, per t’u dislokuar ne rast nevoje, eshte edhe batalioni i fundit qe ka mbetur ne rezerve ne Britanine e Madhe, i quajtur "Spearhead Lead Elemement", i cili mund te dislokohet ne Kosove brenda 24 oresh, ne rast te nje situate emergjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›