E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brojka: Ishte gabim kandidimi i Islamit për PD-në

brojka-berishaIsh- kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, thotë në një intervistë për GSH, se aktualisht ai është angazhuar në fushatë përkrah Dashamir Shehit. Brojka thotë se nuk është anëtar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe as nuk është larguar nga PD-ja, por po ndihmon Shehin.

I pyetur nëse beson se PD do marrë një mandat të tretë, ai thotë se është e vështirë, por jo e pamundur.

Duke komentuar listat e PD-së, ai e quan gabim kandidimin e Kastriot Islamit dhe dy deputetëve socialistë në emër të PD-së.

Ka njerëz në PD që kanë kontribuar shumë më tepër, që meritojnë të ishin ata në vendet e tyre, por nuk janë realisht, thotë Brojka.

Ai shprehet se PD duhet të bëjë aleancë paszgjedhore me Frymën e Re Demokratike.

Pavarësisht se Topi është larguar nga PD, sërish mbetet i PD-së, tha Brojka./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›