Gramoz Ruçi: Betejën e kam me Saliun, jo me Fatos Nanon
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka bërë një koment shumë të shkurtër në lidhje me daljen e Fatos Nanos në fushatë në krah të kandidatit të pavarur, Arben Malaj.
Ruçi tha shkurt për Panoramën: Nuk e kam lexuar atë që ka thënë Fatos Nanon. Unë betejën e kam me Saliun dhe jo me Fatos Nanon apo me të tjerë.
Ndërkohë emra të tjerë si Pandeli Majko apo Bashkim Fino nuk kanë komentuar këtë çështje.
Në një intervistë për Panoramën, Fatos Nano deklaroi dy ditë më parë se disa figura të PS sillen si kufoma politike që pranojnë të gëlltisin gjithçka nga vendimet e kryesocialistit Rama./ep